Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka dal në një deklaratë për media ditën e sotme ku ka ngritur shqetësimin e fshehjes së numrit të fatalitetve si pasojë e Covid në qytetin e Shkodres. Deklarata e tij vjen duke mbështetur deklaratën e bërë nga kreu i PD, Lulzim Basha tre javë më parë.
Sipas deklaratës së tij, qeveria deklaroi 62 të vdekur në gjithë qarkun e Shkodrës por në fakt vetëm në gjendjen civile të bashkisë së Shkodrës rezultojnë të regjistrauara 80 vdekje si pasojë e Covid.
DEKLARATA SPAHISË:
Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19.
Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal.
Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty!
Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën.
Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër.
Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit.
Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe.
VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun.