Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër Covid-19. Netanyahu e ka njoftuar vetë këtë lajm duke shprehur besimin për vaksinën duke dashur të jetë një model për qytetarët e tjerë.
Një avion mbërriti afër Tel Avitit, me 100 mijë doza vaksina në bord. Një grup tjetër prej 500 mijë dozash pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme si dhe 1 milion vaksina të tjera në javën e ardhshme.