Italia arriti sot numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Europë, që nga fillimi i epidemisë.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza njoftoi 649 vdekje të tjera dhe 19 903 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Me një total prej 64 036 viktimash, ajo zë vendin e Britanisë së Madhe për këtë rekord dramatik.
Në botë, SHBA, Brazili, India dhe Meksika janë vendet me numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri./ATSH/