Universiteti i Tetovës ia ka ndarë çmimin “Doctor Honoris Causa” Ali Ahmetit

albnews
By
1 Min Read

Universiteti i Tetovës sot me rastin e 26-vjetorit të themelimit të tij, kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, ia ka ndarë çmimin “Doctor Honoris Causa”.

Këshilli që ka vendosur që ky çmim t’i ndahet Ali Ahmetit, vlerësoi se kryetari i BDI-së ka bërë shumë për çështjen kombëtare në vend.

Lideri i BDI-së përmes një postimi në fejsbuk ka shkruar:

“Universiteti jeni ju, universiteti janë dëshmorët, luftëtarët, arsimtarët, veprimtarët, kontribuesit, përkrahësit. Ky titull është i juaji, juve ju takon”

Share This Article