Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se sulmi kibernetik që u identifikua gjatë kësaj jave paraqet rrezik serioz ndaj qeverisë, infrastrukturës kritike dhe sektorit privat.
Në mesin e institucioneve që u sulmuan nga hakerët ishin edhe Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Tregtisë, shkruan BBC.
Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë tha se parandalimi i sulmit do të jetë shumë i ndërlikuar dhe sfidues. Shumë dyshojnë se prapa sulmit qëndron Rusia, e cila ka mohuar një gjë të tillë.
Përmes një deklarate të publikuar të enjten, kjo agjenci tha se cak i sulmit kibernetik kanë qenë agjencisë qeveritare, grupet me infrastrukturë kritike dhe organizatat e sektorit privat. Sulmi besohet se ka filluar që në mars të këtij viti.
Në deklaratë thuhet se autorët e këtij sulmi kanë shfaqur durim, siguri operacionale dhe shkathtësi gjatë sulmit.
Sidoqoftë, autoritetet nuk treguan se kush qëndron prapa sulmit, cilave organizata u janë prekur të dhënat apo çfarë informata janë marrë.
Ndërkohë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara tha se do ta bëj sigurinë kibernetike prioritet të lartë të administratës së tij. “Në rend të parë, ne duhet t’i pengojmë dhe t’i ndalojmë armiqtë tanë nga kryerja e sulmeve të konsiderueshme kibernetike”, tha ai.