“Ariu shqiptar” fiton me nokaut teknik

albnews
By
1 Min Read

Boksieri i talentuar shqiptar, Reshat Mati të premten ka mposhtur kenianin Dennis Okoth në meçin e nëntë të karrierës në boksin profesionist.

I njohur si “Ariu shqiptar”, Mati 22-vjeçar fitoi me nokaut teknik në rundin e gjashtë.

Mati është i lindur dhe jeton në Amerikë, ndërsa është pjesë e kompanisë Matchroom, e cila është kompani promovuese e Anthony Joshuas.

Të gjitha meçet e deri tashme Mati ka arritur t’i fitojë.

Meçi ishte në kategorinë velter dhe u zhvillua në Florida.

Share This Article