Barcelona ka marrë një barazim me Valencian sonte në Camp Nou, në një ndeshje që u shënuan katër gola. Messi huqi penalltinë në këtë ndeshje por shënoi me kokë pas një devijimi të mbrojtjes mysafire.
Barcelona nuk ka arritur që ta mund sonte në Camp Nou skuadrën e Valencia, duke u kthyer te barazimet pas dy fitoreve radhazi.
Valencia pati një paraqitje të mirë në pjesën e parë, sidomos në fillimin e saj ku shënuan gol në minutën e 29-të me anë të Diakhaby.

Kur u mendua që Valencia do ta përfundonte pjesën me këtë epërsi të lehtë por kapiteni Gaya shkaktoi penallti duke e rrëzuar Griezmann.
Penalltinë e goditi Messi por e huqi atë por topi do t’i kthehej atij dhe ai do të shënonte gol me kokë në minutën e katër shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte më kërkuese dhe arrin që të shënon gol në minutën e 52-të me anë të Araujo.

Megjithatë, Valencia nuk u dorëzua dhe do të shënonte gol përsëri në këtë ndeshje në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin.

Minutat në vazhdim ishin të rezervuar për Barcelonën që vazhdimisht sulmonin, derisa Valencia tentonte të rrezikonte me anë të kundërsulmeve.
Ky barazim e ngrit në vendin e pestë Barcelonën me 21 pikë, tetë më pak se Atletico Madrid në vendin e parë që një ndeshje më pak të zhvilluar. Derisa Valencia është në vendin e 12 me 15 pikë.