Me vetëm 45 minuta ujë në ditë dhe rrugët e baltës, banorët e fshatit Bertenesh thonë se janë të braktisur nga bashkia e Sarandës. Ndaj kryebashkiakun Adrian Gurma e paralajmërojnë se do ta ndëshkojnë me votë në rast se ai nuk do tu ofrojë shërbimet për të cilat ata paguajnë taksa.
Ky është fshati Bertenesh në Sarandë. Banorët atje ndjehen të harruar nga pushteti vendor.
“Jemi mos o Zot! Taksat i paguajmë të gjitha dhe asgjë nuk kemi.”
Brenda fshatit mbizotërojnë rrugët e baltës.
“Prej 14 vitesh kjo rrugë ka qenë.”
Banorët thonë se për mungesë të infrastrukturës në rast nevojë nuk u shkon as ambulanca.
“Kur sëmuremi marrim makinë, nuk vjen autoambulanca këtu te ne.”
Mungesa e ndriçimit e bën lëvizjen më të vështirë gjatë natës.
Furnizimi me uji vetëm 45 minuta në ditë është i pamjaftueshëm për banorët.
“Një orë vjen maksimumi.”
Tjetër dëshmi e dështimit të bashkisë Sarandë me menaxhimin e mbetjeve.
Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, banorët i kërkojnë shërbimet për të cilat ata paguajnë, në të kundërt ndëshkimi do të jetë me votë.
“Adrian Gurra të vijë dhe të kërkojë vota për bashkinë e Sarandës këtu duhet të plotësojë të gjitha ato që na ka premtuar.”
I ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil, fshati ka potenciale turistike.
Por mungesa e shërbimeve thonë se i largon turistët.
“Kanë mallkuar veten. Kanë qëndruar makinat aty dhe janë kthyer mbrapsht, turistët e huaj dhe vizitorët vendas.”