Tottenhami ka pësuar një humbje të radhës në Premier League. Klubi londinez është mposhtur sot në shtëpi nga Leicester City me rezultatin 2:0, në xhiron e 14-të të elitës angleze.
Jamie Vardy (45+4’ penallti) dhe Toby Alderweireld (59’ autogol) shënuan për Leicesterin.
Pas 14 xhirove kryeson Liverpooli me 31 pikë, katër më tepër se Leicesteri që zë vendin e dytë. Evertoni është i treti me 26 pikë, ndërsa Tottenhami ka rënë në pozitën e katërt me 25 pikë.