Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të ushqimeve, Basha: Durimit i ka ardhur fundi

albnews
By
1 Min Read

Ka reaguar për të dhënat e publikuara nga Eurostat, ku Shqipëria rezulton e treta në Evropë për rritjen e çmimeve të ushqimeve kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Me anë të një postimi, Basha shkruan se gjatë 7 viteve të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Kryedemokrati premton se do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”, shkruan Basha.

Share This Article