BE-ja miraton vaksinën Pfizer/BioNTech

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni Evropian ka dhënë ditën e sotme miratimin për përdorimin e vaksinës ndaj COVID-19, prodhim i kompanisë amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Ky, sipas mediave të huaja, konsiderohet hapi i fundit për të lejuar Evropën të fillojë inokulimet brenda një jave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se numri i parë i vaksinave do të transportohen nga vendi i prodhimit në ditët në vijim për t’u shpërndarë në të gjithë BE-në.

“Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të filluar përfundimisht kthimin drejt një faqe të re ndaj COVID-19”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se kjo vaksinë e parë është “një histori e vërtetë evropiane e suksesit”.

Share This Article