ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrën e shekullit

albnews by albnews
31 December, 2020
in Bota
0
Merkel në fjalën e Vitit të Ri e quan pandeminë detyrën e shekullit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fjalimin për Vitin e Ri thekson se këto janë kohë të vështira për Gjermaninë. Ajo bën thirrje për solidaritet në luftë kundër virusit dhe e quan pandeminë “detyrë të shekullit”.

Në fjalimin  me rastin e Vitit të Ri, me gjasë fjalimi i fundit për këtë rast, kancelarja gjermane, Angela Merkel,  ka pranuar, se këto kohë janë të vështira për Gjermaninë. “Këto ditë dhe javë, nuk ka asgjë për të zbukuruar janë kohë të vështira për vendin tonë. Dhe do të jetë kështu për një periudhë, tha Merkel në fjalimin e publikuar paraprakisht. “Në 2020-n erdhi tek ne diçka, të cilën bota nuk e kishte llogaritur. Një virus, deri më atëherë i panjohur depërton në trupat tanë, në jetët tona. Ai na godet aty, tek më njerëzorja: në kontaktin e ngushtë, në përqafime, në festime.”

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Pandemia e Coronës dhe përballimi i saj sipas fjalëve të Merkelit paraqet “detyrën e shekullit në anën politike, shoqërore dhe ekonomike.” Në fjalimin tradicional, Merkel i falënderoi qytetarët për besimin dhe durimin e tyre. Kancelarja kujtoi edhe viktimat e pandemisë, e megjithë shpresën për vaksinimin u shpreh për durim dhe qëndrueshmëri. “Për një kohë të caktuar do të varet nga ne, se si do të dalim nga kjo pandemi. Dimri është dhe mbetet i vështirë.” Gjithsecili do duhet të japë kontributin e tij për zbutjen e pandemisë. “Ne e dimë, se çfarë mund t’i kundërvemë virusit. Krahas vaksinës, mjetin më efektiv e kemi në dorë, duke respektuar rregullat, çdonjëra e çdonjëri prej nesh.”

Një moment për t’u ndalur e mbajtur zi

“Në fund të këtij viti rraskapitës do të thotë që edhe të ndalemi një moment për të mbajtur zi”, tha Merkel. “Ne si shoqëri nuk duhet të harrojmë, se sa vetë kanë humbur një njeri të dashur, pa mundur t’i qëndrojnë pranë në orët e fundit. Unë nuk mund ta zbus dhimbjen e tyre. Por unë mendoj këtë moment për ta”, u shpreh Merkel.

Ky vit është edhe një vit “në të cilin kaq shumë njerëz janë ngritur mbi veten, pa e bërë këtë të madhe”, theksoi Merkel në fjalimin e saj të 16-të si kancelare për Vitin e Ri. Këtë na e tregojnë mjekët dhe infermierët në spitale, në shtëpitë e kujdesit dhe njësi të tjera, punonjësit në zyrat e shëndetësisë, por edhe “gatishmëria për angazhim e Bundeswehrit.” Një numër njerëzish ndihmuan që “jeta jonë të vazhdojë megjithë pandeminë: në supermarkete, në transportin e mallrave, në filialet e postës, në autobusë e metro, në qendrat e policisë në shkolla, kopshte, në kisha dhe në redaksi.” Merkel u shpreh me mirënjohje, se sa shumë njerëz e mbajnë të disiplinuar maskën, se si kujdesen të ruajnë distancën”. “Këtu shfaqet për mua qartë, ajo çfarë e bën të mundur një jetë në një shoqëri humane: ndjeshmëria për tjetrin, largimi nga epiqendra i vetvetes, vetëdija e sensit shoqëror.”

Deutschland Neujahransprache der Kanzlerin | Angela Merkel

Fytyra të shpresës

Duke iu referuar fushatës së vaksinimit që filloi të dielën (27.12) në Gjermani, Merkel tha, se prej disa ditësh shpresa ka fytyrat e saj. “Ato janë fytyrat e të vaksinuarve të parë, të të moshuarve dhe kujdestareve e kujdestarëve të tyre, të personelit mjekësor në stacionet spitalore të trajtimit intensiv, jo vetëm tek ne, por në të gjtha vendet europiane dhe shumë vende të tjera.” Merkel tha, se edhe “unë do të vaksinohem, kur të më vijë radha”.

Kancelarja gjermane theksoi, se megjithë përqëndrimin tek pandemia, që e vendos vendin para detyrave “të jashtëzakonshme” Gjermania nuk duhet të harrojë edhe detyrat e tjera. “Jo vetëm që me fillimin e pandemisë, bota në të cilën jetojmë po ndryshon me shpejtësi dhe me themel.” Prandaj është kaq e rëndësishme që Gjermania “me të gjithë fuqinë dhe kreativitetin e saj” të zhvillojë ide të guximshme për të ardhmen”, si për shembull një ekonomi miqësore ndaj klimës.

Fjalimin me rastin e Vitit të Ri, që në Gjermani transmentohet në orën 20:10, Merkel e mbylli personalisht. Për shkak se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidoj më, “sipas të gjitha gjasave, është edhe hera e fundit që iu drejtohem si kancelare”. “Mendoj, se nuk e ekzagjeroj, nëse them: Asnjëherë në këto 15 vjet nuk e kemi ndjerë kaq të rëndë vitin që po mbaron, dhe asnjëherë, megjithë shqetësimet e skepticizmin, nuk i hedhim sytë me kaq shpresë drejt vitit të ardhshëm. Merkel u uroi të gjithëve  “shëndet, besim, dhe bekimin e zotit për Vitin e Ri 2021.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result