Rita Ora është bërë tashmë pjesë e jurisë së “The Masked Singer”, së bashku me Davina McCall, Mo Gilligan dhe Jonathan Ross.
Gjatë edicionit të ditës së djeshme.”, këngëtarja është përgatitur për të shkëlqyer, shkruan Daily Mail. Ajo në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe të shkrepura në prapaskenë, ku merr poza atraktive.
Rita kësaj radhe zgjodhi të shfaqej me një fustan prej gëzofi, i kombinuar me ngjyrën e bardhe dhe të verdhë. Padyshim që në fokus ka vënë tiparet trupore, por edhe flokët dhe makijazh profesional i perfeksionuan dukjen.