Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zgjatjen deri më 9 shkurt të kufizimeve antiCOVID-19 në vend, në një përpjekje për të frenuar pandeminë, ndërsa numri i infektimeve vazhdon të jetë i lartë.
“Nuk mendoj se do t’ju befasoj shumë sonte, bllokimi është zgjatur edhe për tri javë”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në televizion.
“Pothuajse të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk kishte zgjidhje tjetër”, shtoi ai.
Kufizimet pritej të hiqeshin më 19 janar.
Gjithashtu, Rutte vuri në dukje se qeveria po konsideron edhe vendosjen e një orari shtetrrethimi dhe se për këtë po bashkëpunon me autoritetet e shëndetit publik.