Ekonomia kanadeze vazhdoi rritjen e saj në maj duke krijuar 27 700 vende pune, ndërsa niveli i papunësisë ra me 0,3 pikë në 5,4%, niveli më i ulët që prej vitit 1976, njoftoi sot instituti kombëtar i statistikave.
Këto krijime pune, të gjitha me kohë të plotë, kanë habitur ekonomistët që prisnin një rënie me 15 000 vende pune në maj në Kanada, pas shifrave të forta të prillit (+107 000).
“Megjithatë, rënia e punësimit në maj shpjegohet kryesisht edhe me një rënie të konsiderueshme të personave që kërkojnë punë (-49 000)”, njoftoi në një komunikatë “Statistique Canada”./ATSH/