Në një status në rrjetet sociale, kryeopozitari, Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për marrjen e detyrës si president i SHBA.
Basha shkruan se pret që të punojë me kabinetin presidencial të SHBA për të forcuar më tej aleancën mes dy shtetet.
Ndërkaq, më tej Basha shkruan se SHBA tregoi se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur.
Statusi i plotë:
Urime president Joe Biden dhe Zëvendës President Kamala Harris!
Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë!