Belgjika vendosi të ndalojë për popullin e saj udhëtimet jo thelbësore duke nisur nga e mërkura deri më 1 mars, theksoi një burim qeveritar duke konfirmuar informacionet e medias belge.
Vendimi parashikon frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe varianteve të shfaqura së fundit.
“Janë të ndaluara udhëtimet e kohës së lirë apo të kënaqësisë, do të ketë kontrolle kufitare me gjoba”, tha për stacionin televiziv RTBF një drejtues tjetër Elio di Rupo, president i rajonit të Wallonias.