Kosova ka marrë pikët e plota në Sofje, duke e mposhtur 3-2 Bullgarinë.
Kosova e ka dominuar Bullgarinë në të gjitha aspektet në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”, dhe në me shumë meritë mori fitore 3-2. Gjithçka nisi siç është më së miri për mysafirët.
Ishte sulmuesi në top formë, Milot Rashica, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13’, duke realizuar për 1-0.
Më pas, “Dardanët kishin raste të shumta shënimi, por nuk i konkretizuan dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në fund të pjesës së parë.
Ishte Ivelin Popov ai që shënoi për 1-1 në minutën e 43’, duke e mposhtur Aro Muricin ani pse e preku topin e maje të gishtërinjve.
Me të filluar pjesa e dytë, pas saktësisht pas 10 minutave, Kristian Dimitrov realizoi me kokë për 2-1 pas një harkimi nga këndi.
Por, disa minuta më vonë, sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi, ishte ai që shënoi me kokë. Në minutën e 64’, ai realizoi për 2-2 duke ngritur në këmbë mijëra tifozë shqiptarë në “Vasil Levski”.
Më pas, pas krijimit të shumë rasteve deri në fund të ndeshjes, Elbasan Rashani shënoi për 3-2 në fund të ndeshjes, për t’ia siguruar Kosovës tri pikë të arta.
Kjo fitore është historike për Kosovën, e para në kualifikime për Kampionat Evropian, pasi ky është edicioni i parë që Kosova merr pjesë.