Aeroporti i Mynihut mbyllet pas alarmit për dron

Share

Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur për më shumë se një orë, pasi pranë pistave të fluturimit është raportuar prania e një droni. Incidenti ka sjellë pezullim të përkohshëm të disa fluturimeve dhe vonesa për pasagjerët.Mynihu, i cili është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Gjermani, u detyrua të ndërpresë operacionet për arsye sigurie, ndërsa autoritetet u kërkuan udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara se të nisen drejt aeroportit.

Sipas Policisë Federale Gjermane, rreth orës 09:00 pilotët kanë raportuar një objekt të dyshimtë në ajër pranë aeroportit. “U vërejt një objekt fluturues potencialisht i paautorizuar në afërsi të aeroportit të Mynihut”, deklaroi zëdhënësi Stefan Bayer për mediat gjermane.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit