Aksident i frikshëm në afërsi të mbikalimit të Saukut/ Përplaset makina me targa diplomatike, humb jetën punonjësi i ambasadës ruse

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të kësaj të enjteje në aksin Tiranë-Elbasan. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 1 person dhe është plagosur një tjetër.

Sipas informacioneve paraprake në aksident është përfshirë një automjet me targa diplomatike.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme automjeti është përplasur me bordurën e mbikalimit të Saukut. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article