Aeroporti ndërkombëtar i Baselit në Zvicër, u evakuua ditën e sotme për arsye sigurie pas një kërcënimi me bombë.
Të gjithë udhëtarët janë nxjerrë nga aeroporti. Në mesin e udhëtarëve kishte dhe mërgimtarë nga Kosova.
Nga pamjet të cilat i posedon “Indeksonline”, shihet numër i madh i udhëtarëve, të cilët kanë dalë tashmë nga ambientet e brendshme të aeroportit.