Apple sjell klinik për punonjësit e saj, shëndeti parësor

 94 total views,  1 views today

Sipas disa burimeve të njohura me planet e kompanisë, “Apple” është duke vënë në zbatim planin për të hapur klinikat shëndetësore “AC Wellness” për punonjësit e saj dhe familjet e tyre këtë pranverë. Kompania publikoi një faqe interneti me më shumë detaje rreth nismës së saj si dhe listoi vende pune të lira që përfshijnë mjekë të përgjithshëm, laborantë apo trajnerë për stërvitje.

Ky grup i kujdesit primar, fillimisht do t’u shërbejë vetëm punonjësve të “Apple” në qarkun e Santa Clara-s, ku ndodhen selitë e saj. Aktualisht ajo përfshin vetëm dy klinika. Lajmi vjen pasi “Amazon” ka nisur përpjekjet e veta me “Berkshire Hathaway” dhe J.P. Morgan për të përmirësuar kujdesin shëndetësor për punonjësit e tyre.

Mundësimi i kujdesit shëndetësor është çelësi i suksesit të të gjitha këtyre përpjekjeve të drejtuara nga punonjësit, pasi është shumë më lirë për të parandaluar sëmundjet sesa për të trajtuar njerëzit që tashmë janë të sëmurë.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA, problemet shëndetësore janë faktori kryesor i humbjes së ditëve të punës. Shifrat thonë se 69 milionë punëtorë raportojnë ditë të humbura çdo vit, duke zvogëluar prodhimin ekonomik me 260 miliardë dollarë në vit.

Përveç hapjes së klinikave të kujdesit parësor, “Apple” po kërkon të punësojë “dizajnues” të cilët do të ndihmojnë në zbatimin e një programi të fokusuar në parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e sjelljes së shëndetshme.

Burimet thanë se kompania do të shfrytëzojë klinikat e saj mjekësore si një mënyrë për të testuar gamën e saj në rritje të shërbimeve dhe produkteve shëndetësore, të cilat po fillon të hapë për konsumatorët në përgjithësi.

Aktualisht “Apple” po punon me “Stanford-in” për të studiuar nëse “Apple Watch” mund të zbulojë parregullsi me ritmin e zemrës, një përpjekje që do të bënte të përfitonin një numër i madh njerëzish të shëndetshëm dhe të sëmurë.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •