Barcelona hakmerret ndaj Leo Messit

albnews
By
1 Min Read

Lionel Messi do të paguajë një gjobë prej 1.1 milionë eurosh dhe një pezullim pasi ka munguar në dy ditët e para të stërvitjes te Barcelona.

Messi, që pritet të largohet nga katalanasit, nuk u paraqit as për testin e Coronavirus të dielën e gjithashtu nuk u shfaq as sot.

Sipas Marca-s, Barcelona do të ndëshkojë Messi-n, me 33-vjeçarin që pritet të dënohet më keq nëse vazhdon kështu.

Messi, i cili fiton 95 milionë euro në vit, beson se nuk është më i punësuar tek klubi i  Barcelonës.

Kjo shihet dhe si një lloj hakmarrje e klubit për vendimin e pakthyeshëm të argjentinasit për t’u larguar.

Share This Article