Basha publikon mesazhin e qytetarit nga Korça: Nuk ka tamponë, spitalet si kazerma ushtrie

 1,376 total views,  1 views today

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot, në bashkëbisedimin me gazetarët, denoncimin mbi mungesën e tamponëve në Shqiëpri duke publikuar edhe mesazhin e një qytetari nga Korça.

Ai ndodhet në spitalin infektiv të Korçës teksa thotë se u kanë thënë që nuk ka më tampona.

Qytetari shkruan se dje duhet të kishte bërë tamponin e dytë, por i kanë pohuar se ka mundësi që ai tampon mos bëhet fare.

”Po ju lexoj një mesazh, para dy ditëve më ka ardhur pas konferencës bashkë

Z/kryetar unë që po ju shkruaj jam (emri i plotë), kemi dy javë pozitivë. Jemi të regjistruar në Spitalin Infektiv të Korçës. Rezultatin e morëm pas 8 ditësh. Na erdhi Policia që mos na linte të dilnim jashtë. Dje duhet të kishim bërë tamponin tjetër, na thanë nuk tampona, madje ka mundësi mos bëhet fare tamponi i dytë. Mjekët janë të mrekullueshëm, por spitalet janë si kazerma ushtrie. S’ka kushte”, deklaroi Basha.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •