Me anë të një postimi në Twitter Lulzim Basha thotë se do të jetë një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare ulja e taksës nga 15 në 9%.
Basha thekson se kjo taksë do të bëjë që të mbeten më shumë para në duart e sipërmarrësve e rrjedhimisht më shumë investime, prodhim dhe vende të reja pune.
“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON”, shkruan kreu i PD.