Një nga trajnerët më karizmatikë, më emblematikë në historinë e futbollit, Jose Mourinho festoi sot ditëlindjen. Trajneri portugez mbushi sot 59-vjeç dhe ekipi nuk mund të mos i organizonte një festë “Special One” duke ngrohur edhe më shumë ambientin verdhekuq.
Një tortë dhe shampanjë për portugezin i cili preu tortën dhe copën e parë e dha për Pellegrinin.
Marash Kumbulla ishte sigurisht i pranishëm në këtë festë për trajnerin i cili ka rikthyer sytë dhe besimin te mbrojtësi shqiptar.
Roma duket se e ka marrë veten në Serinë A me dy fitoret radhazi dhe kjo festë e bën edhe më pozitivë ambientin në kryeqytetin italian.