BE në kërkim të negociatorëve për bisedimet me Moskën/Angela Merkel dhe Mario Draghi pjesë për dialogun

Share

Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësinë që ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, ose ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, të përfaqësojnë BE-në në negociatat e mundshme me Presidentin rus Vladimir Putin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, raportoi sot gazeta britanike Financial Times.

Administrata amerikane, aktualisht e preokupuar me luftën e saj në Lindjen e Mesme, i ka informuar homologët e saj evropianë se nuk është kundër bisedës së Evropës me Putinin, krahas bisedimeve të paqes të udhëhequra nga SHBA-të, i thanë gazetës britanike burime të informuara mirë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit