Berisha e shpall: Me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së

albnews
By
1 Min Read

Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi kombëtar i PD-së.

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar Ora News me herët, Berisha shpalli sot në Lezhë këtë datë për mbledhjen e Kuvendi Kombëtar të PD-së.

Berisha: Nga Lezha kam kënaqësinë se me 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi kombëtar i PD-së.

Kështu, ish-kryetari i PD, Sali Berisha do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar në një ditë të rëndësishme të Partisë Demokratike, pasi 11 dhjetori është themelimi i kësaj partie.

Në programin që do të diskutojnë delegatet do të jetë ndryshimi i statutit dhe nisja e procedurave për votimin e kryetarit të selisë blu.

Share This Article