Bota
Bërthama e Tokës po bëhet më e trashë nga njëra anë
Një mister është shfaqur në qendrën e planetit tonë. Shkencëtarët mund ta zbulojnë atë vetëm duke analizuar valët sizmike që kalojnë përmes bërthamës së saj të brendshme të hekurt. Për disa arsye, valët lëvizin nëpër bërthamë shumë më shpejt kur ata udhëtojnë midis Polit të Veriut dhe Jugut sesa kur kalojnë përtej ekuatorit.
Ekspertët kanë ditur për këtë anomali me dekada, por nuk mund të shpjegojnë se çfarë saktësisht po e shkakton atë.
Sipas hulumtimit të fundit, gjatë të cilit shkencëtarët kanë përdorur simulime të rritjes bërthamore gjatë miliard viteve të fundit, përgjigjja mund të qëndrojë në shtrembërimin gradual ose rritjen asimetrike të bërthamës së brendshme, me kristale të reja hekuri që formohen më shpejt nga njëra anë se tjetra.

“Rrjedha e hekurit të lëngshëm në bërthamën e jashtme shpërndan nxehtësinë nga bërthama e brendshme, gjë që e bën atë të ftohet. Pra, kjo do të thotë që bërthama e jashtme mbante më shumë nxehtësi nga lindja (nën Indonezinë) sesa nga perëndimi (nën Brazilin)”, tha sizmologu Daniel Frost i Universitetit të Berkeley.
Ekspertët deklarojnë se kjo rritje asimetrike nuk do të thotë që bërthama e brendshme është deformuar ose që mund të ndodhë një çekuilibër. Rrezja e bërthamës së brendshme rritet mesatarisht në mënyrë të barabartë me rreth 1 milimetër çdo vit. Forca e gravitetit korrigjon rritjen asimetrike të kristaleve në anën lindore të bërthamës duke shtyrë kristalet e reja në perëndim. Atje, kristalet mblidhen në struktura që shtrihen përgjatë boshtit veri-jug. Këto struktura kristali, të rregulluara paralelisht me polet e Tokës, janë autostrada sizmike që lejojnë që valët sizmike të udhëtojnë më shpejt në atë drejtim.
Por cili është saktësisht shkaku i kësaj?
Çfarë e shkakton këtë çekuilibër në thelbin e brendshëm në përgjithësi? Kjo është e vështirë të thuhet pa parë të gjitha shtresat e tjera të planetit tonë, tha Frost.
“Secila shtresë preket nga ajo që është sipër dhe ajo që është poshtë saj. Bërthama e brendshme ngadalë ftohet dhe zgjerohet nga bërthama e lëngshme e jashtme, si një top dëbore që rritet duke u rrotulluar. Bërthama e jashtme pastaj ftohet nga një mantel mbi të. Nëse ne duam të vendosim pyetjen pse bërthama e brendshme rritet më shpejt në njërën anë se tjetra, duhet gjithashtu të pyesim pse njëra anë e mantelit është më e ftohtë se tjetra “, tha Frost.
Pllakat tektonike mund të jenë pjesërisht përgjegjëse për këtë, beson Frost. Gjegjësisht, kur pllakat tektonike të ftohta zhyten thellë nën sipërfaqen e Tokës gjatë procesit të nënshtrimit (duke nënvizuar një pllakë nën tjetrën), ato ftohin mantelin që është poshtë tyre. Por ekspertët ende nuk e dinë me siguri nëse ftohja e mantelit mund të ndikojë në bërthamën e brendshme në këtë mënyrë.
Është po aq e diskutueshme nëse ftohja e njëanshme e bërthamës mund të ndikojë në fushën magnetike të Tokës. Gjegjësisht, fusha magnetike krijohet për shkak të rrjedhjes së hekurit të lëngshëm në bërthamën e jashtme, e cila nga ana e saj ndikohet nga humbja e nxehtësisë nga bërthama e brendshme. Nëse bërthama e brendshme humbet më shumë nxehtësi në anën lindore, atëherë bërthama e jashtme do të lëvizë më shumë në lindje, tha Frost.
“Pyetja është nëse kjo ndikon në forcën e fushës magnetike”, shton sizmologu.
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania10 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania3 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
