WhatsApp ka prezantuar biseda private me chatbot-in e tij me inteligjencë artificiale, të cilat as kompania teknologjike nuk do të jetë në gjendje t’i lexojë në një modalitet të ri “incognito”.Kjo do të thotë që as përgjigjet e përdoruesit dhe as të inteligjencës artificiale nuk do të monitorohen nëse funksioni aktivizohet, dhe bisedat e kaluara do të zhduken nga biseda për përdoruesin.
Will Cathcart, kreu i WhatsApp, tha se njerëzit donin të zhvillonin biseda private me inteligjencën artificiale mbi tema të ndjeshme, duke përfshirë shëndetin, marrëdhëniet dhe financat, dhe nuk donin që ato të ishin të arritshme.


