Familjet në Mbretërinë e Bashkuar mund të kalojnë pushime verore plot argëtim pa shpenzuar shumë, falë një sërë aktivitetesh falas ose me çmime të përballueshme të organizuara në të gjithë vendin.
Ndër atraksionet më të veçanta është programi “Summer of Play” i National Trust, i cili ofron lojëra në natyrë, shtigje tematike dhe aktivitete për fëmijë në shumë lokacione. Gjithashtu, gjatë National Racehorse Week, familjet mund të vizitojnë falas dhjetëra qendra dhe aktivitete të lidhura me garat e kuajve.
Në veri të Anglisë, vizitorët mund të eksplorojnë National Railway Museum në York ose Manchester Museum, të dy me hyrje falas, ndërsa në Lake District mund të shijojnë natyrën dhe vëzhgimin e yjeve.
Edhe Londra ofron shumë alternativa ekonomike, si vizita falas në British Museum, shëtitje me varkë në Regent’s Park dhe shfaqje të Shekspirit në Globe Theatre me bileta që nisin nga vetëm 10 paund. Në qytet organizohen gjithashtu festivale familjare falas gjatë gjithë verës.
Aktivitete të ngjashme zhvillohen edhe në Cornwall, Brighton, Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, ku familjet mund të zgjedhin mes plazheve, shtigjeve natyrore, muzeve dhe festivaleve lokale.
Sipas mediave britanike, shumica e këtyre aktiviteteve janë falas ose kushtojnë më pak se 10 paund, duke i bërë ato një mundësi ideale për familjet që duan të kursejnë gjatë pushimeve verore.


