Bllokimi i autobusëve nga Kosova në kufi, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten

albnews
By
1 Min Read

Eurodeputetja Viola von Cramon ka bërë thirrje që Serbia të lejojë kosovarët të kalojnë me letërnjoftime. Ky reagim i saj vjen pasi Serbia nuk lejoi sot të kalonin 300 kosovarë kufirin Serbi-Kroaci.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë mbajtësit e letërnjoftimeve dhe pasaportave rë Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci Serbi – Kroaci! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka thënë Von Cramon.

Reagimi i eurodeputetes erdhi pasi autobusë me pasagjerë nga Kosova mbetën të bllokuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Share This Article