Në një vlerësim të saktë të pasojave ekonomike nga Covid-19 pasi masat e bllokimit e çuan vendin në gjendje të ndaluar, Zyra për Përgjegjësinë Buxhetore (OBR) tha se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) mund të zhytet në më shumë se një të tretën në tremujorin e dytë të vitit, dhe 13% për vitin 2020 në tërësi.
Goditja e menjëhershme ndaj standardeve të jetesës mund të jetë më e rëndë se tronditja e krizës financiare të vitit 2008, dhe se papunësia mund të arrijë në 10% në fund të tremujorit të dytë të këtij viti dhe se huamarrjea publike është rritur me ritmin më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një raportin e botuar, pasi sekretari i jashtëm, Dominic Raab, paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të mbetet në bllokim për të paktën edhe një muaj tjetër, OBR tha: “Sa më gjatë të zgjasë periudha e përçarjes ekonomike, aq më shumë ka të ngjarë që potenciali i ardhshëm i ekonomisë dhe prodhimi të zvogëlohet.”
Sipas vlerësimit, huamarrja këtë vit do të arrijë gati 273 miliardë £, ose rreth 14% të PBB-së, pasi qeveria ndërmori hapat për mbështetje financiare dhe ndërsa ekonomia po ulet. Megjithëse shkaktoi deficitin më të madh të buxhetit në kohë paqeje në Britani, sipas Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore, goditja nga Covid-19 do të ishte shumë më e madhe po të mos kishte ndërhyrë qeveria.
“Kostoja e menjëhershme e veprimeve të qeverisë mund të jetë e lartë, por ne mund të jemi të sigurt se kostoja e mosveprimit në fund të fundit do të ishte shumë më e lartë,” ka theksuar OBR. (The Guardian)