Britania e Madhe: Mbështesim Finlandën dhe Suedinë që të aplikojnë për anëtarësim në NATO

albnews
By
1 Min Read

Sekretarja për Çështjet e Jashtme, Liz Truss tha Mbretëria e Madhe mbështet fuqimisht aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Kujtojmë se udhëheqësi i Finlandës i tha dje presidentit rus Vladimir Putin se vendi i tij do të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën dhe Suedia pritet të njoftojë nëse do të marrë apo jo të njëjtin vendim më vonë sot.

Një zgjerim i NATO-s do të ishte një goditje për presidentin rus Putin, i cili ndërmori luftën me pretendimin se ishte një përpjekje për të penguar përparimin e aleancës drejt lindjes.

“Ne po punojmë gjithashtu ngushtë me ukrainasit dhe polakët për t’u siguruar që Ukraina të ketë mbrojtje standarde të NATO-s,” shtoi sekretarja për Çështjet e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss./

Share This Article