Broja barazon ndaj Ronaldos

albnews
By
1 Min Read

Armando Broja nuk ka shënuar, por ka luajtur ndeshje tjetër të madhe për Southamptonin.

Southamptoni të shtunën barazoi 1:1 me Manchester Unitedin, në kuadër të xhiros së 25-të të Premier Leagues.

Sulmuesi i Shqipërisë, Broja, kompletoi ndeshjen, ndërsa ishte rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen e Unitedit.

Jadon Sancho kaloi në epërsi Unitedin në minutën e 21-të. Shifrat në 1:1 i barazoi Che Adams në minutën e 48-të. Southamptoni është në mesin e tabelës me 29 pikë. 40 pikë i ka Manchester Unitedi.

Share This Article