Chelsea e ka fituar ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grupin H të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në “Stamford Bridge”, Chelsea fitoi thellë, 4:0, ndaj Juventusit. Tani skuadra londineze udhëheq në grup me 12 pikë, sa i ka edhe Juventusi në vend të dytë. Zeniti është i treti me 4 pikë, ndërsa Malmo po një pikë mbanë vendin e katërt.
Në xhiron e fundit, më 8 dhjetor, Chelsea luan në udhëtim me Zenitin, ndërsa Juventusi e pret Malmon. Mbrojtësi Trevoh Chalobah realizoi për 1:0 në minutën e 25-të. Për 2:0 shënoi Reece James në minutën e 56-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Callum Hudson-Odoi shënoi për rezultatin, 3:0.
Timo Werner shënoi në minutën e 95-të për 4:0. Në ndeshjen tjetër të grupit, Malmo luajti 1:1 ndaj Zenitit.