Barcelona nuk ka mundur të fitojë ndeshjen vendimtare ndaj Benficas.
Në “Camp Nou”, Barça ka luajtur pa gola me skuadrën portugeze. Ndeshja ishte me shumë raste, por nuk “prodhoi” gola.
Barcelona mbetet e dyta me 7 pikë, ndërsa Benfica është e treta me 5 pikë.
Udhëheq Bayerni me 15 pikë, ndërsa Dynamo Kievi e ka vetëm një pikë. Në ndeshjet e fundit të fazës grupore, më 8 dhjetor, Bayerni e pret Barcelonën, ndërsa Benfica e pret Dynamo.