Chelsea starton me fitore në Premier League

 667 total views,  1 views today

Chelsea e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke e mposhtur Brightonin në udhëtim me rezultat 3:1.

Skuadra nga Londra kaloi e para në epërsi. Në zonë, portieri i Brightonit Ryan e ndali në mënyrë të palejueshme Timo Wernerin, i ardhur në verë nga Leipzigu.

Nga 11 metra i saktë u tregua Jorginhos në minutën e 23-të.

Vendasit arritën të barazonin rezultatin në 1:1 në fillim të pjesës së dytë (54’) me Trossardin.

Vetëm pas dy minutash (56’), Chelseat e riktheu epërsinë me një gol të bukur të 20-vjeçarit, Reece James.

Golin e tretë dhe të fundit për skuadrën e trajnerit, Frank Lampard e realizoi Zouma në minutën e 66-të.

Te Chelsea debutuan në Premier League, Kai Havertzi dhe Timo Werneri.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •