Manchester City mbetet ende në garë për ta bindur Lionel Messin t’i bashkohet, nëse ylli argjentinas nuk do ta vazhdoj kontratën me Barcelonën, raporton të martën “Marca”.
Paris Saint-Germain gjithashtu është në ndjekje për ta afruar sulmuesin e Argjentinës duke i ofruar një kontratë të favorshme, por trajneri i Cityt, Pep Guardiola është duke shpresuar në ribashkim.
Messi 33-vjeçar nuk e ka vazhduar ende kontratën me Barcelonën, ndërsa i skadon në fund të këtij edicioni.
Këtë edicion në 38 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 29 gola dhe ka asistuar 13 herë.