Covidi merr jetën e ish-futbollistit të Beslidhjes

 269 total views,  1 views today

Koronavirusi i merr jetën ish-futbollistit Nikolin Lorenci, i njohur si ish-trajneri i Beslidhjes. I shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv të Tiranës 70- vjeçari nuk ka mundur te fitoje betejen me koronavirusin.

Nikolin Lorenci ka lindur me 13 Dhjetor 1949 në Lezhë. Debutimin e tij si futbollist të parë Lorenci e pati në maj të vitit 1965, ku veshi zyrtarisht fanellën e Besëlidhjes.

Lorenci spikati si lojtar i Besëlidhjes në vitet ’60-’70-të, ndërsa luajti një pjesë të sezonit 1975-1976 me Vllazninë

Që nga ajo kohë e deri në fund të sezonit 1978-79, nuk i është ndarë fushës së blertë duke thyer një rekord si titullar, pasi nuk ka munguar në asnjë ndeshje.

Nikolin Lorenci u vlerësua në vitin 2017 si “Qytetar Nderi” nga Këshilli i Bashkisë Lezhë, me motivacionin, “Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e futbollit lezhjan dhe edukimin dhe trajnimin e brezave ndër vite”.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •