Derbi anglez, City e pret Chelsean

 60 total views,  2 views today

Kryendeshja e gjitha ligave evropiane në këtë fundjavë do të luhet në Angli.

Të shtunën në orën 13:30, skuadra e Manchester Cityt që është kryeson me 53 pikë, do të luajë kundër Chelseat që është në vendi e dytë dhe ka 10-të pikë më pak. Ky ballafaqim i takon xhiros së 22-të Premier Leagues.

“Blutë e Londrës” do të mundohen të marrin pikët e plota në mënyrë që t’i mbajnë ende gjallë shpresat për titull, kurse të udhëhequrit e Pep Guardiolës synojnë ta rrisin edhe më shumë avantazhin e pikëve në krahasim me përcjellësit e tjerë.

Mbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen, është infektuar me koronavirus dhe do të mungojë në këtë ndeshje. Edhe te City ka raste të reja me virus, ndërsa trajneri i skuadrës të premten nuk tregoi se sa apo kush është infektuar.

Raheem Sterlingu i Manchester Cityt ka shënuar 49 gola në Premier League në stadiumin “Etihad”, dhe mund të bëhet vetëm futbollisti i dytë që arrin shifrën e 50-të golave në këtë stadium, në këtë garë. I pari në listë është Sergio Aguero me 106 gola. Aguero u pensionua nga futbolli muaj më parë.

Do të jetë vetëm ndeshja e dytë në Premier League mes këtyre dy ekipeve si liderë të ligës. E para ishte në janar të vitit 2015. City i vendit të dytë në atë kohë, barazoi në udhëtim te Chelsea lider, 1:1.

Liverpooli i vendit të tretë që po ashtu është në ndjekje të titullit sivjet, do të luajë të dielën në orën 15:00 kundër Brentfordit. Liverpooli ka 42 pikë, 11 më pak se City lider, por që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Xhiroja e 22-të mbyllet me një tjetër duel të zjarrtë.

Tottenhami dhe Arsenali do të luajnë në derbin londinez të dielën në orën 17:30.

Tottenhami është i pamposhtur në tetë ndeshjet e Premier Leagues nën drejtimin e Antonio Contes. Ndërkohë, Arsenali synon që ta mposhtë edhe një herë tjetër Tottenhamin në këtë edicion. 3:1 kishte fituar në “Emirates Stadium” në muajin shtator. Dy herë brenda një sezoni, “revolveristët” nuk kanë fituar ndaj Tottenhamit prej edicionit 2013/14.