Detaje nga masakra në Çikago, autori qëlloi nga çatia e një ndërtese mbi qytetarët

 4,408 total views,  1 views today

Të paktën 6 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë festimeve në ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 të së hënës në Highland Park, në periferi të Çikagos. Sipas raportimeve të para, autori i ngjarjes, i cili është arrestuar, ishte ngjitur në tarracën e një dyqani dhe nga aty qëlloi mbi qytetarët që festonin në shesh.

Fillimisht, qytetarët ngatërruan të shtënat me zhurmën e fishekzjarrëve, ndërsa më pas të gjithë të alarmuar u munduan t’u fshiheshin plumbave.