Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Nezir Kraki dhe Hysen Çekaj bëhen deputetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, për ulëse në Kuvendin e Kosovës garuan 12 persona nga parti të ndryshme për të përfaqësuar diasporën shqiptare.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve u shpall të shtunën e vetëm dy prej tyre arritën të sigurojnë ulëse në parlamentin e Kosovës.

Hysen Ҫekaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti të sigurojë një vend në Kuvend me 23,539 vota.

Nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i partisë Guxo ka siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës pasi ka marrë 31,282 vota.

Partia Demokratike e Kosovës, pati në listën e saj të kandidatëve për deputetë Ragip Xhakën, Shahin Dervishajn, Isak Nezirin e Patriot Krasniqin, por që nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme për tu përfaqësuar në kuvend.

As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që në listë kishte Ukë Blakajn nuk do të ketë përfaqësues të diasporës si deputetë, pasi ky i fundit nuk mori mjaftueshëm vota.

Ndërkohë, me Lidhjen Demokratike të Kosovës garoi edhe Lumbardh Salihu, Lisa Rugovaj, Zeqir Gjukaj e Saranda Musliu, që po ashtu mbetën jashtë parlamentit.

Lëvizja Vetëvendosje, në listë kishte edhe Luan Gacaferin nga radhët e Partisë Guxo, por që nuk mori votat e mjaftueshme.

Share This Article