Dy vëllezërit që i ndau pandemia, festuan ditëlindjen te kufiri i dy shteteve

 1,711 total views,  1 views today

Për shkak të pandemisë, ata nuk mund të vizitojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse, qoftë diell apo shi, dy binjakët suedezë, që janë 73-vjeçarë e gjejnë veten çdo të shtunë, secili në anën e vet të kufirit, në urën që lidh Norvegjinë dhe Suedinë.

Ola dhe Pontus Berglund marrin me vete karriget e ushqimin dhe vendosen secili nga vendi i tyre, i cili është i ndarë me një vijë të bardhë të hollë në asfalt.

“Nuk na lejohet të kalojmë kufirin. Unë duhet të qëndroj një metër në anën time dhe ai një metër në anën e tij”, shpjegon Ola ndërsa flamujt norvegjezë dhe suedezë të ngulur në kangjellat e urës valëviten nga era, transmeton Telegrafi.

“Pra, ka dy metra distancë mes nesh”, tha ai. Dhe jo vetëm kaq. Në këmbët e tij ka një vijë të bardhë. Në njërën anë shkruhet “Norge”, në anën tjetër “Sverige”.

Ola jeton në Halden, në juglindje të Norvegjisë, ku shkoi me të dashurën shumë kohë më parë. Pontus është gjysmë ore me makinë në qytetin e largët suedez të Stromstad.

Ata janë binjakë identikë dhe gjithmonë takoheshin një herë në javë. Pandemia e ndaloi këtë dhe ata tani po takohen në urën e vjetër të Swinesund që lidh dy vendet.

Në urë, me dy metra distancë, ata festuan ditëlindjet e tyre të 73 në 20 prill.

“Kjo është shumë e pazakontë, por ne e shihnim njëri-tjetrin një herë në javë dhe nuk donim ta ndalonim atë këtë”, thotë Pontus nga pala suedeze. “Pandemia nuk na ndaloi dhe kjo është fitorja jonë”.

Megjithëse situata me virusin ka ndryshuar me kalimin e kohës, kufiri ka mbetur i mbyllur gjatë gjithë kohës. Kjo veçanërisht zemëron shumë norvegjezë që kanë vilë verore në Suedi, ku jeta është më e lirë. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •