ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 2 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 2 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 2 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 2 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

E djathta ekstreme ne antimitingun diten djeshme në Londër (FOTO)

albnews by albnews
14 June, 2020
in UK
0
E djathta ekstreme ne antimitingun diten djeshme në Londër (FOTO)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Aktivistët e së djathtës janë përplasur dje me policinë e Londrës teksa dolën në antimiting kundër manifestuesve që protestojnë racizmin në polici.

Lëvizja “Black Lives Matter”, (Njerëzit me Ngjyrë Vlejnë Njësoj) ka disa javë që vazhdon në vende të ndryshme të botës, pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd, në SHBA, gjatë një arrestimi nga policia.

RelatedPosts

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Tre breza në shërbim të personave në nevojë/ George i bashkohet babait të tij, Princit William në përgatitjen e vaktit për të pastrehët në Londër

Britania përgjysmon ndihmën për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Autoritetet e Londrës u bënë thirrje banorëve që të mos marrin pjesë në mitingjet e paralajmëruara, për shkak të distancimit social dhe pandemisë së COVID-19.

Një tjetër shqetësim ka qenë dhe dhuna për shkak të sulmeve që u janë bërë monumenteve publike, sidomos ndaj figurave që akuzohen si shtytës të imperializmit britanik në të shkuarën.

Por edhe pse protesta e “Black Lives Matter’ u anulua, të djathtë vazhduan të manifestojnë në Londër dhe u përplasën me policinë.

Në Londër janë hequr disa statuja të tregtarëve të skllevërve, por qeveria ka dënuar ashpër sulmet që janë bërë edhe ndaj statujave të Uinston Çërçillit, kryeministri i djathtë që udhëhoqi Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sulmet ndaj tij u dënuan nga kryeministri Boris Johnson e shumë figura të tjera.  

 “Statuja e Çërçillit te Sheshi i Parlamentit përkujton arritjen e tij për të shpëtuar vendin, si dhe të gjithë Europën, nga një tirani fashiste dhe raciste”, tha Johnson në rrjete shoqërore.

Protestat kundër racizmit kanë vazhduar në Francë e Belgjikë, gjithashtu. Janë dëmtuar edhe statujat e mbretit belg Leopold II, i cili mbahet mend për gjenocidin e tmerrshëm ndaj afrikanëve në Kongo, të cilët përdoreshin si skllevër për të mbledhur kauçuk dhe u priteshin duart nëse nuk arrinin normën.

Leopold II njihet edhe si “Kasapi i Kongos’”? Për 23 vite që ka sunduar edhe në Kongo, ai ka urdhëruar masakrimin e rreth 10 milionë afrikanëve. Dënimet përfshinin prerje duarsh, prerje gjenitalesh, rrahje me kamxhik për vdekje, vdekje nga uria, punë e detyruar, mbajtja peng e fëmijëve dhe  djegia e fshatrave të tërë.

Policia ëshë akuzuar në Francë se ka përdorur dhunë, ndërkohë që situata e protestave kundër racizmit ka përfshirë edhe Tunizinë. Disa deputetë të parlamentit tunizian i kanë kërkuar Francës që të kërkojë zyrtarisht falje për krimet gjatë kohës së kolonizimit. Megjithatë, kërkesa e tyre u rrëzua nga shumica e deputetëve, të cilët druheshin se një mocion i tillë do të shkaktonte katastrofa financiare, për shkak të këmbimeve të larta tregtare që vendi ka me Francën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result