Edukatorja dhunoi 5-vjeçarin, bashkia Elbasan ia vë fajin të miturit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë u shënua pak ditë më parë në një prej kopshteve të Elbasanit ku një edukatore ushtronte dhunë ndaj një të mituri të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Kopshti ku shkonte 5-vjeçari ishte nën administrimin e bashkisë Elbasan.

Rasti u denoncua ditën e djeshme nga familjarët, pasi edukatorja u kishte thënë fëmijëve të tjerë të kopështit që të reagonin fizikisht ndaj 5-vjeçarit pasi sipas saj, ai kishte sjellje të dhunshme në klasë.

Edukatorja u procedua penalisht nga policia pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës, teksa në reagimin për media të bashkisë shkruhet se 5-vjeçari shfaqte sjellje të dhunshme duke justifikuar në një farë forme dhunën e ushtruar.

“Rasti është referuar nga prindërit në 26 tetor pasdite, kur sipas tyre, fëmijët pretendojnë se edukatorja i ka nxitur të reagojnë ndaj 5-vjeçarit autik, i cili herë herë shfaq hiperaktivitet dhe sjellje të dhunshme”,-shkruan bashkia në reagim.

Share This Article