Ekipi i top-5 ligat evropiane pa asnjë fitore në këtë sezon

albnews
By
1 Min Read

Me fitoren e djeshme të Schalkes ndaj Hoffenheimit, tani ka mbetur vetëm një skuadër në top-5 ligat më të forta evropiane pa fitore në sezonin 2020/21.

Bëhet fjalë për Sheffield United, që nuk kanë asnjë fitore në 17 ndeshjet e luajtura në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Sheffield United ka vetëm dy barazime, duke grumbulluar kështu vetëm dy pikë dhe gjendet e fundit në tabelë.

Sezonin e kaluar, ata patën paraqitje të mirë duke u renditur në vendin e nëntë me 54 pikë.

Share This Article