Ekspozohet dinosauri gjigand/ Muzeu i Londrës pret Patagotitan, nga 100 mln vjet më parë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skeleti i një dinosauri gjigand, një nga kafshët më të mëdha që ka ecur ndonjëherë në Tokë, është ekspozuar në Muzeun e Londrës. Patagotitan ishte një dinosaur që jetoi 100 milionë vjet më parë në Amerikën e Jugut.

Skeleti i një dinosauri gjigand, një nga kafshët më të mëdha që ka ecur ndonjëherë në Tokë është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër. Patagotitan ishte një dinosaur që jetoi 100 milionë vjet më parë në Amerikën e Jugut. Me një gjatësi prej rreth 37 metrash nga hunda deri tek bishti, bisha mendohet se ka peshuar 60 -70 ton.

Muzeu ka sjellë jo vetëm një skelet përfaqësues, por disa nga eshtrat e vërteta fosile të zbuluara për herë të parë në Argjentinë në 2014. Më i madhi është një kockë e kofshës 2.4 metra. Ajo është vendosur vertikalisht për t’u dhënë vizitorëve një mundësi të jashtëzakonshme të bëjnë fotografi me të.

“Patagotitan ishte ai që ne e quajmë një dinosaur sauropod”, shpjegoi paleontologu Prof Paul Barrett.

“Është një i afërm i Diplodocus me të cilin mund të jeni pak më të njohur. Duket thuajse si një elefant gjigant që i është futur një gjarpër anakonda, me një qafë dhe një bisht të gjatë”, tha ai.

Skeleti i kopjes është huazuar nga Muzeu i Argjentinës, stafi i të cilit zbuloi fosilet origjinale.

“Dinozaurët e tjerë gjigantë njihen vetëm nga disa fragmente kockash, ndërsa skeleti i Patagotitanit njihet nga disa qindra kocka. Ne thjesht dimë më shumë për Patagotitan se të gjithë gjigantët e tjerë”, shtoi Barrett.

Ekspozita “Titanosaurët: Jeta si Dinozauri më i Madh” hapet të premten dhe do të zgjasë deri më 7 janar të vitit të ardhshëm.

Share This Article