Fenomeni i rrallë që ndodhi në Britani, ujvara rrjedh lart

albnews
By
1 Min Read

Një video mbresëlënëse bëri xhiron e internetit duke treguar ujin në ujëvarat e famshme në zonën Peak të Britanisë që rrjedh përmbys, për shkak të erërave të stuhishme që po frynin në zonë.

Në kohën e videos, era frynte me shpejtësi deri në 112 km / orë, ndërsa në të njëjtën kohë binte shi.

Fenomeni i rrallë u regjistrua nga një kalimtar, i cili po shëtiste në zonë.

“Unë kam qenë atje shumë herë dhe kam parë diçka të ngjashme disa herë, por kurrë në atë masë. Kushtet ishin ideale-shumë ujë në ujëvarë dhe erëra të forta që fryjnë nga lugina, duke goditur pjesën e përparme.” përshkruan Gary Scali.

Share This Article