Connect with us

Show - Biz

Flluska ambicioze e Covid-it po tregohet efikase në Olimpiadë

Published

on

Për një shtet të vendosur për ta mbajtur jashtë virusin që u shfaq fillimisht brenda kufijve të tij, sjellja e më shumë se 15.000 sportistëve nga të gjitha cepat e botës ishte një bast shumë serioz.

Megjithatë, duket se po funksionon. Ka kaluar një javë e ngjarjes 17 ditore, ndërsa Kina duket se po përballet me sukses me sfidën e saj të frikshme olimpike, COVID-19. Këtë po e bën përmes një të ashtuquajture “flluskë”, që u lejon pjesëmarrësve të Lojërave të Pekinit ta kalojnë karantinën, por kufizon fuqishëm lëvizjen e tyre në mënyrë që të mos vijnë në kontakt me popullatën e gjerë.

Ka pasur 490 raste të konfirmuara, shumë prej tyre pa simptoma. Brenda flluskës organizatorët olimpikë po përdorin një version të qasjes së Qeverisë kineze me tolerancë zero. Të gjithë testohen çdo ditë për virusin dhe kushdo që rezulton pozitiv izolohet me shpejtësi për të parandaluar çdo përhapje. Sportistëve dhe të tjerëve u kërkohet të mbajnë maska ​​për fytyrë kur nuk garojnë.

“Me siguri gjëja më e rrezikshme që Kina e ka bërë deri më tani është organizimi i Lojërave Olimpike. Dhe nëse mund ta kalojnë këtë, atëherë kinezët mund të vazhdojnë të përdorin këtë strategji për të mbajtur nën kontroll shpërthimet e lokalizuara të virusit për një kohë të gjatë”, tha Karen Grepin, një eksperte e shëndetit publik në Universitetin e Hong-Kongut.

Advertisement

Kina ka kufizime të rrepta për atë se kush mund të hyjë në këtë vend. U kërkon të gjithëve që të futen në karantinë në hotelet e caktuara për dy deri në tri javë. U përgjigjet edhe shpërthimeve më të vogla të koronavirusit me mbyllje të ndërtesave dhe lagjeve, të ndjekura nga testime masive të të gjithë banorëve për të çrrënjosur dhe izoluar rastet pozitive.

Strategjia nuk është pa kosto. Në prag të Lojërave Olimpike, Kina zgjeroi bllokimet e saj në qytete të tëra me më shumë se 10 milionë banorë për të frenuar shpërthimet, duke detyruar fabrikat dhe dyqanet jo thelbësore të mbyllen dhe duke kufizuar njerëzit në komplekset e tyre të banimit. Një zonë jugperëndimore prej rreth 4 milionë njerëzish në kufi me Vietnamin është mbyllur këtë javë për shkak të një shpërthimi që ka infektuar rreth 180 persona. Në Pekin, dy lagje banimi mbeten të mbyllura për shkak të një numri të vogël rastesh dy javë më parë.

Zona e mbyllur, siç quhet zyrtarisht flluska e Olimpiadës, ka krijuar dy botë të veçanta. Sportistët dhe pjesëmarrësit e tjerë nuk janë në gjendje të vizitojnë vendet turistike të Pekinit ose restorantet dhe baret. Ata mund ta shohin qytetin vetëm nga dritaret e autobusëve që i transferojnë nga vendet e akomodimit në vendet ku garojnë dhe mbrapa. Si hotelet e pjesëmarrësve ashtu edhe vendet e garave janë të rrethuara me mure të përkohshme. Rojet janë vendosur për të mos lejuar njerëzit të dalin ose të hyjnë. Jashtë, jeta vazhdon normalisht për shumicën në kryeqytetin e vendit. Grupe të zgjedhura – fëmijë shkollash, sponsorë korporatash, grupe të sporteve dimërore, diplomatë të huaj dhe gazetarë, ndër të tjerë – po ftohen t’i mbushin pjesërisht tribunat. Por, shumica e kinezëve i ndjekin Lojërat në telefonat ose televizorët e tyre.

Advertisement

“Ne nuk mendojmë se Lojërat Olimpike Dimërore janë larg jetës sonë”, tha Yi Jianhua, një pensionist nga provinca Hunan që vizitoi vajzën e tij në Pekin. “Mund ta shikojmë në televizor dhe celular. Edhe pse nuk mund të jemi në vend, ne ende i kushtojmë vëmendje sepse kjo është një ngjarje madhështore. Po, ka keqardhje, por është e pranueshme”.

Kina ka pasur shpërthime të shpërndara të virusit në muajin e kaluar, por asnjë nuk ka lidhje me Lojërat Olimpike. Të premten autoritetet shëndetësore raportuan 22 raste të reja në një shpërthim në provincën Liaoning, në lindje të Pekinit. Asnjë nga 450 infeksionet e konfirmuara brenda zonës së izolimit nuk është përhapur te të tjerët në flluskë, tha Huang Chun, një zyrtar i kontrollit të pandemisë. Dhe nuk ka pasur raportime për ndonjë gjë serioze mjekësore. Mundësia e një shpërthimi të madh brenda flluskës, që mund t’i mënjanojë sportistët nga garat, ka qenë një frikë më e madhe se çdo rrjedhje e virusit në pjesën tjetër të Kinës.

“Ndjej se të gjitha masat mbrojtëse janë vendosur mirë”, tha Fang Yanmin, një turiste që foli duke bërë fotografi me shoqen e saj përpara një statuje të Bing Dwen Dwen, maskotës së Lojërave. “Nuk ka nevojë për panik”.

Advertisement

Guo Haifeng, duke pritur miqtë në një stacion metroje aty pranë, duartrokiti zonën e mbyllur duke thënë se kjo i pengon sportistët dhe publikun të ndërpresin jetën e njëri-tjetrit. Edhe nëse do t’i ofroheshin bileta, ai tha se nuk do të shkonte në ngjarjet e Lojërave Olimpike Dimërore.

“Për shkak të pandemisë ne duhet të përpiqemi të shmangim daljen në vendngjarje”, tha ai. “Ne duhet të përmbahemi dhe të mos prekim të tjerët”.

Testi përfundimtar do të vijë pas Lojërave, kur mijëra pjesëtarë të stafit olimpik dhe vullnetarë nga Kina të dalin nga flluska. Pritet që atyre t’u kërkohet të karantinohen për një javë ose më shumë përpara se të largohen, në përpjekje për të parandaluar efektet e çdo infeksioni që mund të kenë.

Advertisement

Politika e tolerancës zero e Kinës e ka mbajtur virusin larg. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 4.636 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Shumica datojnë nga shpërthimi fillestar në fillim të vitit 2020 që pushtoi sistemin shëndetësor në qytetin e Wuhanit.

Continue Reading

Show - Biz

Qipro merr presidencën e BE-së, 2026-ta vit vendimtar për Shqipërinë

Published

on

By

Nën sloganin “për një Europë që qëndron më e fortë dhe më e guximshme në një botë të trazuar dhe në ndryshim”, Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Bashkimit Europian.

Prioritet i këtij gjashtëmujori mbetet siguria në kontinentin e vjetër dhe zgjerimi, si një domosdoshmëri gjeostrategjike dhe një investim për të ardhmen e Europës.

Ky gjashtëmujor mbetet i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila hyn në këtë vit të ri me të gjithë grupkapitujt e negociatave të hapura, me objektivin për të nisur sa më parë mbylljen e tyre.

Në mesazhin e urimit për homologun qipriot, Presidenti Bajram Begaj shpreh bindjen se Presidenca qipriote do të jetë e fokusuar në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik.

Advertisement

Ndërsa më herët, Kryeministri Rama rikonfirmoi angazhimin për arritjen e këtij objektivi kombëtar përgjatë këtij mandati.

Continue Reading

Popular

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

Published

on

By

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz janë keq financiarisht në këtë muaj.

Por cilat janë arsyet që e bëjnë këtë muaj më depresiv dhe si mund të tejkalohet depresioni?

Në depresionin e janarit ndikon e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marrë pjesë në evente, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, na merr shumë energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Gjithashtu janari është muaji ku dita është me e shkurtër dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në çlirimin e menatoninës që është një hormon që na bën të ndihemi me të lodhur dhe më të përgjumur.

Në depresionin e janarit ndikon edhe gjendja ekonomike. Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, që do të thotë se nuk kemi financa të mira, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim.

Advertisement

Megjithatë kjo nuk përjetohet nga të gjithë njësoj, por pë rata që e përjetojnë duhet të bëjnë diçka që të mos e ndiejnë janarin depresiv.

Për të shmangur depresionin duhet që njerëzit të jenë sa më shumë aktivë.

Advertisement
Continue Reading

Popular

Shenjat e zodiakut që bëhen më të bukura ndërsa plaken

Published

on

By

Sharmi dhe bukuria e jashtme nuk zgjasin përgjithmonë, përveç nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme të zodiakut. Duket se koha punon në favorin e tyre dhe ata arrijnë të ruajnë një pamje rinore dhe të bukur, por më e rëndësishmja, të rrezatojnë një bukuri të përjetshme.

Dashi
Dashi njihet për vetëbesimin e tij të pakufizuar. Kjo shenjë zjarri nuk e humbet pasionin për jetën me kalimin e kohës. Vendosmëria dhe vetëbesimi i tyre i bëjnë ata tërheqës. Ata janë plot energji dhe pasion për jetën. Ndërsa plaken, ky pasion nuk zhduket, por shndërrohet në një forcë të thellë të brendshme. Ata janë të sigurt dhe e dinë se çfarë duan, gjë që i bën jashtëzakonisht tërheqës për të tjerët. Ajo që ndryshon për Dashin me moshën është një ndjenjë thellimi e qëllimit. Dashi fillon të rafinojë personalitetin e tij të zjarrtë duke e kanalizuar shtytjen e tij drejt qëllimeve kuptimplote. Në këtë mënyrë, ata bëhen më të duruar, të përqendruar dhe të sigurt në vetvete. Është pothuajse sikur grumbullojnë përvoja jetësore dhe e transformojnë entuziazmin e tyre të papërpunuar në një shkëlqim, të cilin e rrezatojnë ndërsa plaken.

Binjakët
Binjakët janë shpirti i përjetshëm fëmijëror i zodiakut. Kurioziteti dhe etja për të mësuar i mbajnë gjallë, pasi janë gjithmonë të gatshëm të eksplorojnë botën përreth tyre. Në vend që të kapen pas jetës së përditshme, Binjakët ruajnë shpirtin e tyre rinor, i cili reflektohet në lëkurën dhe energjinë e tyre. Ata janë si vera – bëhen më të bukur me kalimin e moshës. Nevoja e tyre e lindur për të mësuar dhe kurioziteti transformohen në vetëbesim dhe mençuri të thellë. Ata rrezatojnë energji pozitive nga jashtë, dhe bukuria e tyre e brendshme është e papërmbajtshme.

Peshorja
Ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut janë të bukur natyrshëm. Harmonia që qeveris personalitetin e tyre dhe qetësia që përpiqen të ruajnë në jetën e tyre i ndihmon të qëndrojnë të qëndrueshëm, paqësorë dhe me mendim të qartë. Në të njëjtën kohë, natyra e tyre e ndjeshme dhe pikëpamja e tyre artistike për jetën reflektohen edhe në pamjen e tyre. Ata e duan luksin dhe kanë tendencë të shohin të mirën tek njerëzit, prandaj mbeten të dashur. Kjo mirësi e lindur shndërrohet në një bukuri që nuk zbehet pavarësisht se sa vite kalojnë.

Advertisement

Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania1 day ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK1 day ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending